Një person është arrestuar në Gjilan të martën pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e tij derisa ajo ishte në vend të punës, shkruan Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përderisa viktima femër kosovare ishte në orarin e punës ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.