Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP në Gjilan për një javë kanë shqiptuar 1,403 gjoba për kundërvajtjen të ndryshme.
Sipas një njoftimi thuhet se gjobat për kundërvajtje janë shqiptuar për mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 20 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, hetim i tetë aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, si dhe janë konfiskuar 33 patentë shofer.
“Asistim Ministrisë së Infrastrukturës me peshore në matje të ngarkesës boshtore në automjete të transportit ku janë shqiptuar katër (04) gjoba në emër të personave juridik”, thuhet në njoftim.