Java e tretë e Superligës do të mbyllet sot (e diele) me dy ndeshje interesante në program, por që do të jenë me orare të ndyshme.
Së pari do të nis ndeshja në stadiumin e “Qytetit”, në Gjilan, pasi kuqebardhët do të jenë nikoqir te Dukagjinit.
Të besuarit e Ismet Munishit pas pushimit dy javor kërkojnë fitoren e radhës, derisa bardhegjelbërit i duan pikët e para të plota. Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nga ora 15:00.
Ndërsa ndeshje interesante zhvillohet edhe në Merdare, ku do të ballafaqohen Llapi dhe Feronikeli.
Llapjanë kanë dy pike por që ende nuk kanë arritur një fitore, derisa Industrialistët janë ende pa pike dhe kërkojnë të befasojnë në udhëtim Llapin.
Sheshi.info do të ju mbaj të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual në këto ndeshje.
GJILANI – DUKAGJINI 15:00
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Progni, Torassa, Cale, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munshi
Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Basriu, Kuçi, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Shabani, Dallku, Chibueze. Kryetrajneri: Armend Dallku
Gjyqtarët: B. Kasumi, A. Ejupi, G. Mehmeti, B. Jahmurataj – VAR-i: E. Zasella, A. Halilaj
Stadiumi i “Qyteti” në Gjilan
LLAPI – FERONIKELI 16:00
Formacionet zyrtare:
Llapi:
Feronikeli
Gjyqtarët: M. Bejtuallhu, F. Jashari, H. Osmani, M. Ajeti – VAR-i: L. Jashari, F. Berisha
Stadiumi në Merdar