Në kuadër të xhiros së 26-të është zhvilluar ndeshja derbi mes SC Gjilanit dhe KF Llapit.
Kjo ndeshje e zhvilluar në qytetin e Gjilanit ka përfunduar pa fitues, 2-2, raporton Gazeta Enigma.
Në fund të ndeshjes skuadrës vendase nuk i është akorduar penallti edhe pas shikimit të VAR-it
Sulmuesi anësor, Baton Zabërgja, ishte futur për mrekulli në zonë ku pengohet nga dy futbollistë të Llapit, por për ‘çudi’ gjyqtari Genc Nuza e gjykoi si stimulim.
Edhe pas ndërhyrjes së gjyqtarëve të VAR-it të cilët e ftuan Nuzën ta shikojnë rastin, ky i fundit nuk e ndërroi mendjen.
Kryetrajneri i “kuqebardhëve”, Zekirija Ramadani, foli pas ndeshjes për këtë rast duke thënë se Nuza u tregua sërish i veçantë.
“Tha se kishte kontakt, por nuk e jap këtë penallti”, theksoi trajneri gjilanas.
Më poshtë mund ta shikoni rastin dhe ta gjykoni vetë: /Gazeta Enigma/