Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.
Në QNR ka përfunduar numërimi i këtyre votave për komunat: Dragash, Gjakovë, Gllogovc, Kamenicë dhe Vushtrri.
Nga numërimi i votave në Gjakovë Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 479 vota duke e mundur Mimoza Kusari-Lilën e Vetëvendosjes e cila ka marrë 403 vota.
Në Dragash Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë 121 vota kurse Shaban Shabani i PDK-së ka marrë 91 vota.
Në Gjakovë Ardian Gjini i AAK-së ka marrë 479 vota kurse Mimoza Kusari-Lila ka marrë 403 vota.
Në Gllogovc Ramiz Lladrvoci i PDK-së ka marrë 307 vota kurse Driton Ajazi ka marrë 233.
Në Kamenicë, Qëndron Kastrati ka marrë 113 vota kurse Kadri Rahimaj i VV-së ka marrë 136.
Në Vushtrri Xhafer Tahiri i LDK-së ka marrë 176 vota kurse Ferit Idrizi i PDK-së ka marrë 232. /Gazeta “Enigma”/