Gjithçka që dihet deri më tani nga vrasja në Klinë

Gjithçka që dihet deri më tani nga vrasja në Klinë

Të hënën rreth orës 16:40 si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në Klinë, një person ka mbetur i plagosur, ndërkaq viktima pavarësisht që është dërguar në Spitalin e Pejës nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, deklaroi tha Bojaj.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi kishte bërë të ditur se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij.

Më pas Policia në rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka gjetur veturën e braktisur të personit që dyshohet se ka kryer vrasjen që ndodhi në një lokal në Klinë.

Policia është në kërkim të të dyshuarit, dhe se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“I dyshuari është arratisur në drejtim të panjohur dhe gjatë arratisjes i dyshuari nën kërcënimin e armës  nga një qytetar ka grabitur veturën dhe është larguar në drejtim tё Gurrakocit. Njësitet relevante janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar dhe me të arritur në fshatin Kosh-Istog është gjetur vetura e braktisur ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim policor. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.

Përmes komunikatës për media, Policia ka dhënë edhe detaje të tjera.

“Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se në rrugën ‘Leonard Palucaj’ – Klinё, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është kuptuar se një person është plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinё, dhe më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet tutje.

Në orët e mbrëmjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, i është vënë në kërkim Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelas në një lokal në Klinë. Policia thotë se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Related Articles