Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan, dy të vrarë dy të plagosur rëndë

Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan, dy të vrarë dy të plagosur rëndë

Këtë të diel ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Gjilanit, raporton Gazeta “Enigma”.

Burime brenda Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit kanë bërë me dije për “Enigmën” se nga këto të shtëna dy persona kanë mbetur të vrarë.

Po ashtu janë edhe dy të plagosur, gjendja e të cilëve është shumë e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në një kafiteri në qendër të qytetit. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia e Rajonit të Gjilanit mobilizohet për gjetjen e dorasëve, thërret në emergjencë pjesëtarë të Policisë.

Enigma do të iu mbaj të informuar në lidhje me rastin.

Related Articles