“Të gjithë ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas ngjarjes së sotme që ndodhi në Cetinë ku mbetën të vdekur 11 persona nga një 34-vjeçar që gjuajti me armë.
Me anë të një postimi në Twitter, Gjukanoviq shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinë. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto momente të vështira. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar mes tjerash ai në llogarinë e tij në Twitter.
Kreu i shtetit malazez i bëri thirrje qeverisë që të shpallë Ditë Zie në vend.