Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 5 të dyshuarve që u arrestuan gjatë aksionit të Policisë kundër kontrabandës me mallra, raporton Gazeta Enigma.
Siç njofton gjykata, 5 të arrestuarit I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D., dyshohen se kanë kryer veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar nga neni 277 i KPRK-së lidhur me veprat penale Kontrabandim me mallra nga neni 311, Shmangie nga tatimi nga neni 307 si dhe veprës penale Tregtia e ndaluar nga neni 299 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Masa e paraburgimit prej 1 muaji ka caktuar për secilin veç e veç.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.