Gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi ka bërë të ditur se ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë, ku e takova edhe Kadri Veselin.
Pas disa intervistimeve me Presidenten e Dhomave të Specializuara, gjyqtares Ekaterina Trendafilova dhe poashtu edhe me të me avokatët ndërkombëtarë dhe vendor të të akuzuarve, Kelmendi thotë se Specialja është e njëanshme dhe se sipas tij është bërë kundër një etnie.
“Kjo gjykatë është e njëanshme se është bërë kundër një etnie, asaj shqiptare, dhe si e tillë është e paprecencë në analet e drejtësisë, është nisur me një supozim për krime të caktuara si “trafikimi i organeve”, por ka përfunduar me aktakuzë krejt gjithpërfshirëse”
“Është e çuditshme se me krimet e supozuara të ndërlidhura me luftën janë marrë Gjykata e OKB-së në Hagë, gjykatat e UNMIK-ut, ato të EULEX-it, gjykatat vendore dhe gjykatat e Serbisë, por tash u desh të krijohet edhe një kreaturë hibride që fillon me diçka e trajton krejt tjetërçka, është krejtësisht joprofesionale që procedurat gjyqësore të zgjasin përtej çfarëdo afati ligjor dhe të bien ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e së cilës është themeluar dhe askush të mos thirret në përgjegjësi për këto lëshime”.
Mes tjerash, Kelmendi thotë se janë disa shqiptarë që luftuan për t’u çliruar nga krimet e Millosheviqit, kurse ky i fundit nuk u dënua kurrë dhe serbë të niveleve të larta nuk ka nëpër gjykata për krimet e shume luftërave që kanë zhvilluar.