Lukaku u pendua që u largua nga Interi

Lukaku u pendua që u largua nga Interi

Romelu Lukaku pretendon se ishte një gabim që u largua nga Interi për në Chelsea verën e kaluar.

Sulmuesi belg u rikthye te Interi gjatë kësaj vere në formë huazimi nga Chelsea.

“Sfida më e madhe e karrierës sime do të jetë këtë sezon këtu. Unë u largova. Ishte një gabim. Tani jam i lumtur që e vesh këtë fanellë, skuadra e di se çfarë duhet të bëjmë, do të jetë një sfidë e madhe këtë sezon dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. E kuptova sezonin e kaluar kur isha në Angli, se sa e rëndësishme është Interi”, deklaroi Lukaku.

Related Articles