Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryekuvendarit Kadri Veseli.
“Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit”.
“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.
