Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK, Faton Klinaku, e ka cilësuar Gjykatën Speciale si kriminale., shkruan Gazeta Enigma.
“Gjykata Speciale në Hagë, me plot kuptimin e fjalës, është gjykatë kriminale”, ka shkruar Klinaku në Facebook
Klinaku edhe para disa ditësh kishte reaguar ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ai kishte thënë se ZPS po mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët.
“Ashtu siç u dëshmua sot në seancë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë – ZPS, i ka intervistuar edhe dëshmitarët e mbrojtjes. Kjo do të thotë se ZPS mundohet që t’i shantazhojë dëshmitarët, dhe kjo gjë lejohet nga trupi gjykues. Përveç që është gjykatë politike dhe selektive, është edhe “sui generis”, kishte thënë ai. /Gazeta Enigma/