Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se është shpallur i paligjshëm vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) në janar të këtij viti, shkruan Gazeta Enigma.
Vendimi u morr nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Sot e pranova vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, me të cilin është aprovuar padia e OJQ Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe është deklaruar i paligjshëm Vendimi për Zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM) i datës 17.01.2025. Ky vendim konfirmon shkeljet ligjore në procesin vendimmarrës me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të KPM-së”, theksoi Bajraktari.
Sipas tij “ky vendim rikonfirmon rëndësinë e respektimit të parimit themelor të ligjshmërisë, me rastin e marrjes së vendimeve të tilla”.
Besnik Berisha ishte zgjedhur Kryetar i ri i komisionit të Pavarur për Media (KPM) në një proces që u kundërshtua nga kryetari që ishte deri në atë ditë, Jeton Mehmeti.
Katër prej pesë anëtarëve të bordit të KPM-së votuan për ta zgjedhur Berishën për një mandat dyvjeçar – disa ditë para se t’i mbarojë mandati kryetarit të tanishëm, më 21
