Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy mjekëve të Spitalit të Gjilanit

Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy mjekëve të Spitalit të Gjilanit

Nën dyshimin për ryshfet, dy mjekët e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kirurgu Luan Mustafa dhe anesteziologu Halil Basha, janë arrestuar të shtunën nga Krimet Ekonomike, shkruan Gazeta Enigma.

Për këtë rast gjykata ka vendosur nga një muaj paraburgim për dy mjekët.

Për Gazetën Enigma, lajmin e ka konfirmuar Sabit Shkodra -zëdhënës i Gjykatës Themelore të Gjilanit.

“Në lidhje me pyetjet e për rastin në fjalë ju njoftojë se dje (01.05.2023), gjyqtari procedurës paraprake ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj dy pandehurve H. B. dhe L. M. të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje marrja e ryshfetit, nga neni 421 paragrafi 2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji të pandehurve, i cili do të llogaritet prej ditës se ndalimit me 29.04.2023 e gjerë me datë 28.05.2023, konform dispozitave të nenit 184 paragrafi 1 nënparagrafët 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale (KPP)”, tha Shkodra.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

“Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, në afat prej 24 orëve, pas pranimit të aktvendimit. Ankesa e paraqitur nuk e ndal ekzekutimin e këtij aktvendimi”, shtoi Shkodra.

Policia e Kosovës njoftoi se mjekët janë arrestuar nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “marrje ryfsheti”, për të kryer një ndërhyrje.

Related Articles