Gjykata vendos në favor të Klan Kosovës, aprovohet kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve

Gjykata vendos në favor të Klan Kosovës, aprovohet kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve

Gjykata Komerciale ka nxjerrë aktvendim për aprovimin e kërkesës së Klan Kosovës, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për pezullimin e licencës së biznesit.

“Paditësi Klan Kosova Sh.p.k., me seli në Prishtinë, pranë kësaj gjykate ka iniciuar konflikt
administrativ me kërkesë për anulimin e Vendimit nr. 4566/01 të datës 28.07.2023 i nxjerrë
nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr.
309/11 të datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e
2 / 6 Bizneseve në Kosovë, si dhe ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të tyre, deri në marrjen e
vendimit gjyqësor përfundimtar për padi”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.

Aty përmendet edhe se si Klan Kosova është një “ndër ofruesit e shërbimeve mediale audio-vizuale me mbulimin më të madh në Kosovë dhe e licencuar pranë Komisionit të Pavarur për Media, si dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në fushën e mediave me rreth 220 të punësuar dhe qindra bashkëpunëtorë komercialë, andaj ekzekutimi i vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit paditësit do t’i shkaktonte dëm vështirë të riparueshëm…”

Po ashtu, Gjykata Komerciale ka vlerësuar se Klan Kosova “ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut”.

Related Articles