Pak ditë pasi një katërshe e gjyqtarëve kosovarë e ndau drejtësinë në ndeshjen miqësore të kombëtareve Turqi – Azerbajxhan, një tjetër treshe e gjyqtarëve është deleguar nga UEFA për ndeshjen miqësore Maqedoni e Veriut – Slloveni.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën (më 1 qershor) në stadiumin “National Arena – Todor Proeski”, në Shkup. Kjo ndeshje kontrolluese do të drejtohet nga gjyqtari Besfort Kasumi me asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Igor Stojevski nga Maqedonia e Veriut.