Një market në Prishtinë ka qenë cak i një grabitje të armatosur natën e së enjtes.
Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditu për Gazetën Enigma, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Borovci.
/Gazeta Enigma/