Grabitje me armë në PTK, Policia jep detaje

Një grabitje e armatosur nga dy persona ka ndodhur të enjten mbrëma në objektin PTK-së, në lagjen Bregu i diellit.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në objektin e PTK-së, në lagjen Bregu i diellit,  në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nën kërcënimin e armës nga dy persona i dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”./Gazeta “Enigma”/

Related Articles