Grabitje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje

Të enjten një këmbimore në Prishtinë ka qenë cak i një grabitje me thikë, shkruan Gazeta Enigma.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për “Enigmën”, e cila tha se nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person

“Aktualisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka përfunduar ajo.

/Gazeta Enigma/

Related Articles