“Gratë në uniformë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së”

“Gratë në uniformë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gratë me uniformë janë imazhi i Kosovës dhe i FSK-së, raporton Gazeta “Enigma”.

Këto fjalë Osmani i ka shprehur përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Gratë në uniformë, profesioniste dhe të përkushtuara janë imazhi i Kosovës dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës që duam ta shohim gjithnjë e ta zhvillojmë në vazhdimësi”, ka shkruar presidentja.

tutje ajo ka deklaruar se sa më shumë gra në procese të sigurisë, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi i shtet.

“Kosova është kampione e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, jo vetëm në rajon dhe Evropë, por edhe përtej. Sa më shumë gra në procese të sigurisë dhe vendimmarrje, aq më të sigurtë dhe më të fortë jemi si shoqëri dhe si shtet”, ka shkruar Osmani. / Gazeta Enigma/

May be an image of 6 people and text

Related Articles