Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, beson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e injoron presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Grenell, për Pavlovic Today, shprehu shqetësimin për mungesën e udhëheqjes së Biden në Ballkan.
“Unë nuk jam i sigurt se edhe sa kohë mund të përballojë rajoni mungesën e udhëheqjes së Biden,” theksoi Grenell.
Ai ka theksuar se edhe Albin Kurti po e injoron Bidenin.
“Për vite me radhë kam bërë thirrje që SHBA të jetë lider në krizën mes Kosovës dhe Serbisë. Politika e Bidenit është të tërhiqet dhe t’i kërkojë Brukselit të udhëheqë. Ne kaluam nga stabiliteti nën Trump në kaos nën Biden dhe të gjithë mund ta shohin atë. Kështu duket kur presidenti amerikan përpiqet ta bëjë Brukselin sërish të madh”, theksoi ai.
Grenell vuri në dukje se Kurti hodhi poshtë çdo ide që parashtronin amerikanët, qofshin republikanë apo demokratë.