Greva e mësimdhënësve: Qeveria sheh botën, jo ligjin (VIDEO)

Greva e mësimdhënësve: Qeveria sheh botën, jo ligjin (VIDEO)

Shefi i kuletës së shtetit, ministri i Financave, Hekuran Murati iu bëri me dije se 90 euro do të jetë dënimi për mësimdhënësit që u futen në grevë.

Ai këtë qëndrim po e lidhë  me praktikat e vendeve të botës.

Por, praktika dhe ligji i grevave qq buron nga neni 65 i Kushtetutës së Kosovës e thotë ndryshe.

Në nenin 13 të këtij ligji nuk parashihen masa disiplinore për grevistët.

Bile punëdhënësi mund të dënohet sipas ligjit të grevës dhe nenit 25 nëse ndëshkon grevistët dhe përkrahësit e tyre.

Pas konferencës së ministrit Murati reagoi edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës që kanë filluar grevën nga java e kaluar .

Një prej kërkesave të BSPK-së është shtesa prej 100 euro në paga derisa të miratohet dhe zbatohet Ligji për Pagat.

Related Articles