Një grua në Fushë Kosovë ka dorëzuar në polici disa gjëra ilegale të bashkëshortit të saj, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Sipas policisë gruaj në fjalë ka dorguar së stacion policor një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 8.98 gramë, një qese me letra dhe një fishek të pistoletës dhe disa gjëra tjera, të gjitha këto pronë e bashkëshortit të saj.
Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur edhe 6.9 gram narkotikë – marihuanë, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 29.07.2024-11:00. Viktima femër kosovare, ka dorëzuar në polici një qese me substancë të dyshuare narkotike të llojit marihuanë në peshë 8.98 gram një qese me letra dhe një fishekë të pistoletës dhe disa gjëra tjera, të gjitha këto pronë e bashkëshortit të saj të dyshuarit mashkull kosovar- përdorues i narkotikëve i cili sipas saj me 28.07.2024 e ka sulmuar fizikisht viktimën –bashkëshorten. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit janë gjetur edhe 6.9 gram narkotike- marihuanë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë /Gazeta Enigma/