Sipas raportit të Policisë së Kosovës një rast i dhunës në familje ka ndodhur të shtunën rreth orës 18 e 12 minuta, në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.
Një grua ka deklaruar në polici se ish-burri i saj ka tentuar t’i marrë fëmijet nga ajo.
Sipas raportit 24 orësh, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nga policia.
“Vushtrri 12.04.2025 – 18:12. Është raportuar se ish bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar, ka tentuar t’i marrë fëmijët nga nëna e tyre. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Gazeta Enigma/