Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, sot pritet zyrtarizimi i tij

Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, sot pritet zyrtarizimi i tij

Florent Hadergjonaj është larguar nga Kasimpasa pas tre viteve qëndrim në Stamboll.

Mbrojtësi kosovar mbeti i lirë në fund të sezonit dhe deri tani ka pritur për ofertat që kanë ardhur në drejtim të tij.

Përkundër se kishte oferta të rëndësishme nga Panathinaikos, AEK e Olympiacos, Hadergjonaj ka vendosur të mbetet në Turqi.

29-vjeçari do të mbetet pjesë e Superligës së Turqisë, por jo te Kasimpasa apo ndonjë skuadër tjetër nga Stamboll.

Mbrojtësi dardan karrierën do ta vazhdoj te Alanyaspor ku tanimë ka arritur marrëveshje dhe sot pritet zyrtarizimi i tij.

Detajet e kontratës do të bëhen publike më vonë, derisa Hadergjonaj pritet t’i kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet te skuadra e re.

Te Alanyaspor, Hadergjonaj do ta gjej bashkëkombësin e tij Fidan Aliti i cilii iu bashkua kësaj skuadre gjatë verës.

Related Articles