Kunati i ministres së Drejtësisë, Dardan Krasniqi, i cili para pak ditësh lëshoi Kosovën, ka thurur një varg kritikash për Lëvizjen Vetëvendosje.
Krasniqi ka kritikuar mbarë kabinetin qeveritar dhe deputetët e subjektit politik në pushtet. Ai nuk ka kursyer as kunatën e tij, Albulena Haxhiun, shkruan Gazeta Insajderi.
“ Një ndër veprimët që gratë në të kaluarën i kanë shpëtuar mbijetesës nga dhuna ka qene gojë paqë e mos folshë! Ama kur e di që parimi kryesor në Lëvizjën VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen – atëherë po ndajë diçka të dhimbshme që po ndodhë brenda organizatës që e kemi ndërtu me sakrificë, gjak shpresë e po e shkatrron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
“- Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!”, vijon Krasniqi.
Postimi i plotë:
Një ndër veprimët që gratë në të kaluarën i kanë shpëtuar mbijetesës nga dhuna ka qene gojë paqë e mos folshë! Ama kur e di që parimi kryesor në Lëvizjën VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen – atëherë po ndajë diçka të dhimbshme që po ndodhë brenda organizatës që e kemi ndërtu me sakrificë, gjak shpresë e po e shkatrron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë!
‘Ju që ju keni bashkangjitë në bisht kësaj organizate, edhe ju që votoni për inate e qëllime jo parimore, sa të ua do zemra më shani e vjellni’ Këta që do ti përmend janë të hapur për debat, argumentim e përgenjështrim!
– Mimoza Kusari Gjeneral – e shoku Salih Zyba ushtar i keq që i palohët sepse tashmë e kanë shitë kurrizin për një punësim të gruas, tezës mikut etj! E tjerash skena e skenari i djeshëm në kuvend ishte për marre! Marrja askë se ka mbytë!
– Armend Muja – me statistika të rrejshme e genjen edhe Kryeministrin edhe qytetarët! Tash model është rrena jo fjala e dhënë në qeverisje!
– Shoku Luan Dalipi – shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti del në darkë me djalin e Isa Mustafës, pra është normale tash sepse ju ka humbë rruga në oborr!
– Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe keta i janë paluar si ushtar gjeneralës Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje!
– Deputetët e tjerë mjerim!
– Fashistja Nazlie Bala kujdesët me i pa postimët dhe më të kërcenuar e me të përjashtuar nga lëvizja sepse “nuk bënë me fol”
– Shoqja Dejona Mihali – që e ka hangër shumë bukën në shtëpinë tonë kujdesët me të shti në listë të zezë se ua shpërfaqë interesat e grupëve!
– Sot mbi 80% të qendrave në Kosovë janë jashtë funksionit, e ato që janë improvizojnë!
– Lëvizja VETËVENDOSJE! në diasporë është për toke! E harruarë sepse kështu çdo herë u pa e konsideruar mërgata, për vota e lekë jo për angazhim e bashkëqeverisje!
– Qytetarin që as shqip nuk di (sepse vet kanë heqë dorë nga të qenurit shqiptar – në vitet 1970, unë nuk jam racist por ai është i dobët) ta sjellin në krye të sekretariatit në Lëvizje – thua që organizata me 20 mijë aktivist nuk paska një djal në gjirin e saj! Deshtim!
– Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!
– Ministratë e tjerë regres të paaftë!
Këto janë të dhimbshme sa të çahet zemra! Një organizatë me mija aktivist që kanë humbë vite, afate të provimëve, janë burgosë kanë derdhë ndjersë e sakrificë, sot janë të poshtruar të harruar dhe nuk ekzistojnë! Është e pafalshme me u shendrru nga aktivisti – në klientelë! Por ju konvenon se aktivistit nuk mundët me ja ulë kurrizin e klientelën e përdorë edhe për një përdorim me pak pushtet!
Ju duhët të reflektoni për vetën tuaj, për sakrificën e Astrit Deharit, për shpresën e Kosovës, përpara se me ra në humnerë të thellë! Tërë jetën do të mbesë me lëvizjën po jo me pakurrizor e fashista! Borxh ja kam jetën atij vendi dhe është pak, por jo më edhe asnjë pikë ndjersë për të pabesë bukëpëmbysës e njerzë pa parime e ideale!
Për ata qe e duan zhvillimin dhe mirëqenien e Kosovës këto janë të ditura, për ata që e duan Lëvizjën dhe nuk duan që organizata të dëmtohët janë të ditura! Koha e së vërtetës është sot, ata që nuk shohin as deri të huna nuk kanë me e pa as nesër!
Ju përqafojë