Lirimi i të akuzuarit, familja e Donjeta Pajazitajt thotë se do ta çojë rastin në Kushtetuese

Lirimi i të akuzuarit, familja e Donjeta Pajazitajt thotë se do ta çojë rastin në Kushtetuese

Të enjten Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar Naser Pajazitajn, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Por, pas lirimit të Naser Pajazitajt, vëllai i Donjetës, Shkelqim Pajazitaj ka thënë se vendimi për lirimin e të akuzuarit është papranueshëm për familjen e viktimës.

“Lajmin e kemi kuptuar përmes mediave, as nuk kemi pas njoftim nga Gjykata, as  nga Porkuoria. Ka qenë shumë lajm i papranueshëm, shumë e rëndë për ne si familje… Nuk e di qysh kanë mund të vijnë në këtë përfundi. Qysh kanë mund me i hedh poshtë ato fakte. Veç dy fakte po t’i vlerësonte si duhet gjykata nuk do të mund të vinte te ky vendim. Po të vlerësoheshin pamjet e kamerave mirë dhe dëshmia e vajzës së tij, kur ka dal kundër tij, atëherë këto dy fakte besoj që do kishin qenë të mjaftueshmë që mos të merrej ky vendim”, u shpreh Shkelqim Pajazitaj, duke thnënë se Naser Pajazitaj kishet deklaruar se në ditën e vrasjes së Donjetës ai ka qenë më bjeshkë më vajzën e tij, por se vajza e tij e ka mohuar se ka qenë në bjeshkë me të.

Më tej, Shkelqim Pajazitaj ka thënë se do të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese, megjithëse thotë se nuk kanë shumë shpresa.

Related Articles