Një person është vrarë e 4 tjerë kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën të dielën në mesnatë në Prishtinë, shkruan Gazeta Enigma.
Ngjarja ndodhi në rrugën „Gazmend Zajmi“.
Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e rëndë.
Premtim Gashi është viktima e kësaj përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë.
I riu nuk mbijetoi plagët e marra nga konflikti mes “Capave” dhe Sekiraqëve.
Gashi ishte pjesë e grupit të njohur si “Capat”. I njëjti ishte plagosur në shkurt të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa.
Konflikti mes dy familjeve është i kahmotshëm.
Ndryshe, Premtimi ishte liruar ditë më parë nga burgu