Hamza pas takimit me Kurtin për Presidentin: Nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar

Hamza pas takimit me Kurtin për Presidentin: Nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shkruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se zgjedhja e Presidentit “nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë neve si përfaqësues të zgjedhur të popullit”.

“Për këtë arsye, sot iu përgjigja pozitivisht ftesës së z. Kurti për të diskutuar për zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit”, tha Hamza.

I pari i PDK-së tha se si subjekt politik opozitar, “nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese”.

“Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë”, shkroi Hamza.

“Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri”, shtoi tutje ai.

Related Articles