Hamza pret në takim ish-gjeneralin Clark: Kosova është shtëpi e çdo amerikani!

Hamza pret në takim ish-gjeneralin Clark: Kosova është shtëpi e çdo amerikani!

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ish-gjeneralin e NATO-së, Wesley Clark, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.

“Në mëngjesin e kësaj të diele e prita heroin e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Ëesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan”, shtoi Hamza.

Tutje, kandidati i PDK-së për kryeministër tha se duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës.

“SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi. Kosova është shtëpi e çdo amerikani!”, tha më tutje Hamza.

Clark gjithashtu u prit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili i ndau dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”. /Gazeta Enigma

Related Articles