Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Kosova po i numëron ditët e rikthimit të tyre

Hamza viziton Thaçin e Veselin në Hagë: Kosova po i numëron ditët e rikthimit të tyre

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, sot ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Hamza përmes një postimi në Facebook u shpreh se të dy i ka gjetur të fortë dhe sipas tij, i ka lënë me shpresë se e vërteta e luftës çlirimtare së shpejti do të triumfojë.

“Edhe një herë në Hagë për t’i vizituar presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. I gjeta të fortë dhe i lashë me plot shpresë se e vërteta e luftës sonë çlirimtare së shpejti do të triumfojë. Me qëndrueshmërinë e tyre, me besimin e palëkundur në drejtësinë, në Kosovën tonë dhe aleatët tanë, ata vazhdojnë të jenë frymëzim për të gjithë ne”.

“E vërteta historike, ajo që populli ynë e ka përjetuar, padyshim se do të rikonfirmohet edhe në Hagë. Kosova, me padurim, tanimë është duke i numëruar javët dhe ditët e rikthimit të tyre, me bashkëluftëtarët e tyre, në mesin tonë”, ka shkruar tutje Hamza. /Gazeta Enigma/

Related Articles