Është hapur aplikimi për Programin e Pagesave të Direktë të Subvencione për vitin 2022.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se ky program arrin vlerën prej minimum 50 milionë euro.
Ai tutje ka dhënë detaje për mënyrën e aplikimit.
“Hapet aplikimi për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2022! Ky program arrin vlerën prej minimum 50 milionë euro dhe parasheh rritje të konsiderueshme për shumicën e kulturave bujqësore. Punë të mbarë e vit të begatë”.