Gjatë ditës, në platformën e-Kosova është publikuar linku përmes së cilit prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe 6-9.
Të martën në një konferencë për media, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka ndarë detaje për mënyrën e furnizimit të nxënësve me materialet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Ajo ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro. /Gazeta Enigma