Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, është nisur për në Shtetet e Bashkuara, për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si President i ri i superfuqisë botërore.
Bashkë me Haradinajn është nisur edhe kandidati për deputet nga po kjo parti, Haki Abazi.
Abazi postoi një fotografi gjatë nisjes, duke thënë se u nisën “për punë të mira e të mbara”.
”Rrugët me vlerë e për vlera janë të gjata e të mundimshme dhe plot sakrifica por kur ka bashkim, bashkëpunim e vizion, triumfon e përbashkëta – Kosova është Fituese”, shkroi Abazi.
“Sot jemi nisur për vizitë në Ëashington D.C, për me i vazhdu punët e mira dhe punët e mbara! Rrugës për në festën e madhe të inaugurimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump”.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ende nuk kanë treguar nëse kanë marrë ftesa për të qenë pjesëmarrës në inaugurim. /Gazeta Enigma