Haradinaj e sheh të çuditshëm arrestimin e Molliqajt

Haradinaj e sheh të çuditshëm arrestimin e Molliqajt

Si të çuditshëm e ka parë arrestimin e kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë”, tha Haradinaj në RTK.

“Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, shtoi ai.

Molliqaj është arrestuar të martën e një shkurtit nga policia e Kosovës afër zyrave të T7, ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing.

Ai ishte i ftuar në këtë emision për të diskutuar lidhur me protestën e fundit kundër shtrenjtimit të energjisë dhe për arrestimin e aktivistit të PSD-së. /Gazeta Enigma/

Related Articles