Haradinaj ka dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale brenda institucioneve

Haradinaj ka dy propozime për ruajtjen e fshehtësive profesionale brenda institucioneve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e Kosovën të heqin pajisjet për vëzhgim dhe interceptim të vendosura nga Serbia.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.

Ky reagim i tij vjen pasi që mbrëmë u raportua se në një aksion të Policisë së Kosovës të realizuar në veri të vendit, dyshohet se kishte rrjedhje të informacionit.

” Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, ka shkruar ai.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles