Haradinaj kritikon Kurtin për rritjen e pensioneve – “Është mashtrim”

Haradinaj kritikon Kurtin për rritjen e pensioneve – “Është mashtrim”

Vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve për 20%, e kanë kritikuar sot partitë opozitare.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj këtë e ka quajtur si një mashtrim, që sipas tij, “shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët”.

“Përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale”.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50% dhe pastaj çdo vit rritje prej 10%. Të gjitha skemat pensionale do të jenë më shumë se paga minimale prej €500”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Enigma

Related Articles