Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova, ka treguar raste konkrete kur Kosova nuk është zbrapsur as para Serbisë e as para kriminelëve serbë të Kosovës.
Ai tutje është shprehur i mllefosur me atë që e quan “show” të Ministrit Elbert Krasniqi dhe Komandantit të policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.
“A besnoni ju që paska mbetë Kosova edhe Peja me na mbrojt qeky Elberti e Veton Elshani a? Me na mbrojt veriun a. Jo bre djem e çika se Kosovë e mbrijn do tjerë. Çka lypë Elbert Krasniqi, pjesëtar i një komuniteti, me më shku atje me më ba fotografi për sigur? Ku është roli i tij? Çka ai? Çka lypë polici për ditë në konferencë për shtyp?”, tha Haradinaj.