Haradinaj pas rezultateve të para i fton opozitën për bashkëpunim: Opozita i fitoi zgjedhjet

Haradinaj pas rezultateve të para i fton opozitën për bashkëpunim: Opozita i fitoi zgjedhjet


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tërthorazi ka ftuar gjitha partitë opozitare që të bashkëpunojnë, “pas fitores” që sipas tij korrën sot, shkruan Gazeta Enigma.

Ai tha se opozita doli fituese. “Falemnderoj gjithë për organizimin e zgjedhjeve ndër më të mirat në Kosovë, falemnderoj qytetarët për kulturën e treguar për mënyrën si është mbajt procesi zgjedhor. Falemnderoj gjithë ata që votuan për ne. Ne jemi të siguritë që kemi rezultat 2 shifror dhe do ta vërtetojmë me numrin e votave. Po presim rezultatet, ajo që më gëzon është që opozita i ka fitu këto zgjedhje, dhe i pres me bashkëpunim të bashkëpunojmë”,  thekson Haradinaj.

Ai tha se “janë krijuar kushtet të bëhet Qeveria nga opozita”. /Gazeta Enigma.

Related Articles