I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori Jeff Hovenier janë takuar me Kryetarin e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinajn, raporton Gazeta Enigma.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se sapo ka përfunduar takimin me Escobarin dhe ambasadorin Hovenier.
Ai ka treguar se fokusi i SHBA-së është që t’i ulë tensionet në veri duke i larguar barrikadat për ta kthyer normalitetin në veriun e vendit.
I pari i AAK-së thotë se angazhimi serioz i SHBA-ve do ta shpëtoj situatën dhe do të ndihmojë në një marrëveshje finale për njohjen Kosovë – Serbi, përcjellë Gazeta Enigma.