Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një konference për media, ka kërkuar të dielën që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje, raporton Gazeta “Enigma”.
Mes kritikave të shumta që ka adresuar kundrejt kryeministrit aktual, Albin Kurtit, Harasdinaj mes tjerash ka konsideruar gabim kandidimin ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për kryetar të komunës së Prishtinës.
Haradinaj ka thënë se nëse ky është kualiteti se si Kurti do të përballet me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është që ai të jep dorëheqje sot
“I dëgjojmë plotë që kërkojnë dorëheqjen ministrit Vitia. Mendoj që po është legjitime kërkesa, por faji nuk është te Vitia faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e vlerëson të arsyeshme me kandidu ministrin e Shëndetësisë për kryetar komune. Në këtë rast besoj që kërkesa legjitime për dorëheqje i drejtohet Kurtit dhe apeloj te ai që nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot, mos e mbajt peng popullin dhe mos me i vonu veprimet e duhura rreth pandemisë”, ka thënë ai./Gazeta Enigma