Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë gjatë tubimit në Skenderaj, nuk u prit edhe shumë mirë.
Vendasit tentuan ta ndalojën tubimin duke hedhur fishekzjarre në drejtim të sallës.
Lidhur me këtë sot ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar Sami Lushtakun se mbrëmë ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.
“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, tha ajo
“Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, u shpreh ajo. /Gazeta Enigma