Ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu është kthyer 10 vite prapa, duke ua rikujtuar qytetarëve marrëveshjen e 19 prillit të vitit 2013 për themelimin e Asociacionit, që ishte nënshkruar nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Ajo ka kujtuar se kur ishte prezantuar në Kuvendin e Kosovës, ajo ishte prezantuar si një marrëveshje që sjell integrime euro-atlantike, evropiane, përshpejtim të liberalizimit të vizave si dhe shuarje të strukturave paralele serbe.
“Para një dekade na u soll në parlament për votim “Marrëveshja e parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” e cila u pat nënshkruar më 19 prill 2013 nga ish kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq. Marrëveshja vetëm në titull e kishte normalizimin pasi në qendër e në përmbajtje e kishte themelimin e Asociacionit një-etnik të komunave me shumicë Serbe. Gjashtë nenet e para të kësaj marrëveshjeje ishin vetëm për Asociacionin/Zajednicën i cili përmendej gjithsej 9 herë në 15 nene. Në prezantimin e saj në Kuvend, fjala kyçe ishte marrëveshje që sjell integrim. Integrime euroatlantike, integrim në familjen evropiane, përshpejtim të procesit të heqjes së regjimit të vizave, si dhe shuarjen dhe integrimin e strukturave paralele serbe në kuadër të institucioneve të Kosovës. Karakterin një-etnik, delegimin kundër-kushtetutes të kompetencave ekzekutive dhe krijimin e një shtrese të tretë të pushtetit të qeverisjes që e mëtonte kjo marrëveshje e parimeve, gjykata do t’i gjente në shkelje të kushtetutës dy vite më vonë kur kësaj marrëveshje ju sqaruan e zhvilluan kompetencat me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq më 25 gusht të vitit 2015”, ka shkruar ministrja.
Postimi i plotë: