Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për punësimin e të afërmit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Haxhiu ka thënë se Bislimi i ka treguar asaj se në 50 vjetët e fundit, Gëzim Tosuni ndoshta e ka takuar një herë.
“E pyeta për kureshtje, tha se ‘ndoshta në 50 vjetët e fundit, ndoshta e kam takuar njëherë. Nuk e mbaj në mend se çfarë e kam’”, ka pohuar ministrja në Kanal 10.
Tosuni pritet ta monitorojë punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, pasi është propozuar nga Qeveria e Kosovës.