Haxhiu: Janë ngritur 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Haxhiu: Janë ngritur 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu bashkë me kryeministrin Albin Kurti, Vasfije Krasniqi – Goodman, Feride Rushitin e Ramadan Nishorin, të martën bënë homazhe pranë memorialit “Heroinat” për të nderuar sakrificën dhe dinjitetin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Haxhiu njoftoi se gjatë kohës së fundit janë ngritur edhe 12 aktakuza për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Kemi tri vendime të gjykatave, vendime dënuese për raste të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dy prej tyre janë në Gjykatën Themelore, ndërsa një ka marrë vendimin e formës së prerë”, deklaroi Haxhiu.

Sipas saj vajzat dhe gratë, djemtë e burrat që i mbijetuan kësaj dhune, tregojnë që institucionet kanë shumë punë për të bërë.

“Kemi shumë punë për adresimin e përgjegjësive tona si institucione të Kosovës, sidomos në adresimin e drejtësisë”, shtoi kryetarja e Kuvendit.

Related Articles