Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit është takuar me mbrojtësit e viktimave.
Haxhiu ka konfirmuar se Qeveria në mbledhjen e radhës gjatë së premtes do të miratojë planin e punës.
Pjesë e këtij plani ka sqaruar ajo do të jetë edhe trajtimi i dhunës në familje, e që siç thotë Haxhiu është prioritet i Qeverisë Kurti.
“Siç jeni në dijeni Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje dhe për këtë është angazhuar MD-ja”.
“Ne kemi planifikuar disa vizita me qëllim të sensibilizimit për arsye që rastet e dhunës në familje po rriten në vazhdimësi, gjatë kësaj kohe që e kemi në vijim do të angazhoheni për adresimin e dhunës në familje. Për neve mbetet shqetësues dhe sot planifikojmë ta aprovojmë programin qeverisës dhe është i përfshirë në programin e MD-së”, ka thënë Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
“Dhuna në familje nuk është private prandaj edhe duhet një bashkërendim institucional për adresim”.
Menaxher i Zyrës për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave Basri Kastrati, tha se të gjitha rastet do të trajtohen pa u neglizhuar, raporton EO.
“Kjo tregon përkushtimin dhe ne si Zyre që nga fillimi ofrojmë shërbime për këtë kategori, por me vëmendje të posaçme. Ato çka i adresuam do të jenë prioritet dhe do të trajtohen pa neglizhencë dhe hezitim”.
Ajo më pas do të vizitojë Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve si dhe do të takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës.