E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sipas njohësve të ligjit nuk ka të drejtë rikandidimi pas disa dështimeve për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
Kështu ka thënë hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala.
Shala thekson se rikandidimi i kandidates të njëjtë është dëshmi e përpjekjeve për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.