Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur se nuk sheh përpjekje dhe as vullnet nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për reformim.
Haxhiu nuk beson që mund të bëhen reforma pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në.
Megjithatë, ajo e ka vlerësuar punën e Këshillit Gjyqësor.
“Nuk shoh përpjekje dhe as vullnet nga ana e KPK-së për reformim. Pra, nuk kam besim që mund të bëhen reformat aty pa hyrë në fuqi Ligji për KPK-në. Ndërsa sa i përket KGJK-së, e vlerësoj punën dhe angazhimin e tyre tani për tani”, është përgjigjur ministrja në disa pyetje që ndjekësit i kanë parashtruar në rrjetin social Instagram.