Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar të hënën pas aksionit të IPK-së dhe Prokurorisë Speciale që po zhvillohet në disa qytete të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast ajo ka thënë se në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim.
“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët”, theksoi ajo.
“Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë” shkruan Haxhiu në reagim. / Gazeta Enigma.